E mërkurë, 7 Tetor 2026

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën si presidente e Republikës së Kosovës, pas ceremonisë së inaugurimit të mbajtur në Prishtinë.
Gjatë ceremonisë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës presidentes së re, duke shënuar edhe kalimin zyrtar të detyrës.
Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota të deputetëve të Kuvendit, në seancën e zhvilluar në mesnatën mes së martës dhe së mërkurës. Zgjedhja e saj ndodhi në ditën e fundit të afatit kushtetues, më 6 tetor, pas dakordimit politik ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Në fjalimin e saj pas zgjedhjes, Shiroka-Pula deklaroi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ajo tha se e pranon këtë detyrë me nder dhe përgjegjësi të madhe.
Presidentja e re ka një përvojë të gjatë në institucionet publike dhe në fushën akademike. Ajo ka drejtuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Gjatë viteve 2008–2011, Shiroka-Pula ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës, ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale