E mërkurë, 2 Gusht 2017
Andre Gomes mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere. Interesim për mesfushorin portugez ka shfaqur edhe Juventus, shkruan Tuttosport.
Kampioni i Italisë është i gatshëm ta transferoj ish anëtarin e Valencias, nëse trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk llogarit në të, përcjell Express.
Duhet theksuar se Juventus kishte tentuar që edhe gjatë verës së shkuar ta transferoj Gomesin, por ki i fundit vendosi që t’i bashkohet Barcelonës.
Por, përveç ‘Zonjës së Vjetër’, interesim për Gomesin ka shfaqur edhe dy skuadra të mëdha: Manchester United dhe Milan.
Etiketa: Juventus, Serie A