Ka filluar faza e parë e testimit për kandidatët në konkursin për “Doktorë të Mjekësisë”


E shtunë, 16 Gusht 2014

dardania_prishtin_galleryfullSipas një komunikate për media, pos komisionit vlerësues, testimi është duke u zhvilluar në praninë e Komitetit për Shëndetësi të Komunës së Prishtinës, i cili përbëhet nga anëtarë të subjekteve të ndryshme politike, si dhe në praninë e përfaqësuesve të Sindikatës së Punëtorëve, ndërsa testet janë të koduara me shifra.

Ndërsa, nesër, testit me shkrim do t’i nënshtrohen 178 kandidatë, të ndarë në katër grupe, të cilët kanë aplikuar për pozitën “Infermiere të përgjithshme”.

Kandidatët të cilët e kalojnë 50% të intervistës me shkrim, do të ftohen në fazën tjetër të testit.Ndryshe, rezultatet e testit me shkrim do të shpallen me datë 18 gusht, 2014

Të fundit