E martë, 24 Janar 2017
Bruksel – Ka nisur takimi i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, me homologët e tyre serbë, Tomislav Nikoliq e Aleksandar Vuçiq, po ndërmjetësohet nga shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, transmeton Gazeta Express.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, nëpërmjet llogarisë së saj zyrtare në Twitter.
Kocijançiq ka publikuar edhe një fotografi të Mogherinit me delegacionet kosovare dhe serbe.
Shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini para këtij takimi është takuar ndaras me presidentët dhe kryeministrat e të dyja vendeve, fillimisht me presidentin serb, Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin, Aleksandar Vuçiq e më pas me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin kosovar, Isa Mustafa.
Etiketa: bisedimet