E mërkurë, 5 Gusht 2026

Policia ka njoftuar se sot në stacionin policor në Kaçanik janë raportuar dy raste, âVjedhje e rëndëâ dhe âVjedhje e rëndë në tentativëâ, të ndodhura në rrugën âIdriz Seferiâ në Kaçanik.
Pas pranimit të informatave, në njoftim thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit e stacionit policor në Kaçanik, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar me inicialet I.R, 21-vjeçar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku gjatë intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, ka pranuar përfshirjen në dy rastet e raportuara si dhe në një rast tjetër të âVjedhjes së rëndëâ, të raportuar më 8 korrik.
âTë gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim me prokurorin e shtetit dhe pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltâ, thuhet në njoftim./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
