E hënë, 11 Qershor 2018
Prishtinë – Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka blerë lokal afarist 270 metër katrorë, por nuk ka deklaruar vlerën e tij.
Në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), thuhet se Veseli në vitin 2017-2018 ka blerë këtë lokal, por verën e ka zero euro.
Në pasuri të paluajtshme, përveç këtij lokali, Veseli ka edhe shtëpi, tokë e mal të trashëguar në pronësi të përbashkët, por as këto nuk i ka vlerësuar në euro.
Ndërsa banesën në emër të gruas, të cilën thuhet se e ka blerë në vitin 2011, e ka vlerësuar me 97 mijë euro.
12 mijë e 367 euro ka deklaruar para cash Veseli, ndërsa bashkëshortja e tij 2 mijë e 665 euro.
Të hyrat vjetore të kreut të Kuvendit janë rreth 33 mijë euro, ndërsa të bashkëshortes rreth 18 mijë.
Etiketa: Deklarimi i Pasurisë, Kadri Veseli