E enjte, 12 Shtator 2013
Mesfushori i Milanit, Andrea Poli, beson se rikthimi i Kakas në San Siro do të nxisë një ringjallje të klubit Rossoner.
Braziliani u kthye gjatë kësaj vere te klubi i tij i zemrës dhe është mesfushori i ri Poli ai që ka shprehur besimin për suksesin e Leite Kakas.
“Ai është futbollist i jashtëzakonshëm dhe jam shumë i kënaqur që ai është rikthyer. Ai është kthyer shumë i uritur dhe jam i sigurt se ne do të arrijmë gjëra të mëdha këtu”.
“Është privilegj i madh të luaj me të dhe ai do të jetë lideri jonë”, u shpreh Poli. /Telegrafi/
Etiketa: Kaka, Milan, Serie A