E mërkurë, 30 Dhjetor 2015
Në vitin 1691 – Ka vdekur kimisti anglez dhe fizikani Robert Boyle, i cili zbuloi ligjin që lidhet me volumin dhe presion në gaz dhe i pari vuri re dallimin ndërmjet elementeve dhe komponimeve.
Në vitin 1865 – Ka lindur shkrimtari anglez Rudyard Kipling, fituesi i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1907. Shkroi “Librin e Xhunglës”, “Kapiteni guximtar”, “Kim”, “Tregimet për fëmijë” dhe shumë vepra të tjera.
Në vitin 1903 – Nga zjarri në teatrin “Iroquois” në Chicago të SHBA-së kanë humbur jetën mbi 600 persona.
Në vitin 1906 – Ka lindur regjisori anglez Sir Carol Reed. Veçohen filmat e tij “Odd Man Out”, “The Fallen Idol”, “The Third Man” dhe “For Oliver” me të cilin fitoi Oscarin.
Në vitin 1922 – Bashkimi i Federatës Ruse me Ukrainën, Bjellorusinë, Transkaukazinë në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.
Në vitin 1928 – Ka lindur muzikanti amerikan Bo Diddley. Autori i këngëve të shumta, ndër tjerash “Say Man”, “Sahve and a Haircut”, “Uncle John”, “Who Do You Love?”. Fitoi çmimin “Grammy” për vepër jetësore.
Në vitin 2006 – Sadam Husein, presidenti irakian është varur nga forcat shiite që ishin në pushtet pas rënies së tij.
Etiketa: brss, kalendari historik, Saddam Hussein