E martë, 15 Gusht 2017
Kulla e Big Benit do të nisë të restaurohet, pasi mekanizmi i orës është tepër i vjetruar.
Restaurimi pritet të zgjasë për 3 vjet.
Kulla e sahatit të Londrës, “Big Beni” i famshëm në të gjithë botën së shpejti do të heshtë.
Kambanat që bien çdo 60 minuta nuk do të dëgjohen më dhe akrepat nuk do tu tregojnë më orën e saktë londinezëve dhe mijëra turistëve të huaj që vizitojnë çdo ditë kryeqytetin britanik..
Mekanizmi i orës ikonike të Londrës është i vjetruar dhe ashtu si edhe kulla do ti nënshtrohen një restaurimi të plotë.
Inxhinierëve britanikë do tu duhet ta zhvendosin komplet orën nga kulla për ta riparuar, një mekanizëm që peshon më shumë se 5 ton.
Restaurimi i orës që nisi të funksionojë 175 vite më parë, do të nisë mesditën e 21 gushtit.
Dhe prej asaj dite, këmbana e kullës që ndodhet pranë ndërtesës së parlamentit të Britanisë së madhe nuk do të dëgjohet deri në 2020.
Etiketa: big ben, londer