E mërkurë, 24 Maj 2017
Ai dyshohet se ka qenë shok i ngushtë me rekrutuesin e të rinjve nga ky qytet në organizatën terroriste Shteti i vetëshpallur Islamik.
Abedi besohet të ketë qenë mik i familjes së Hostey, i cili kishte rekrutuar qindra të rinj nga Britania që të luftoj përkrah ISIS-it në Siri. Ky militant ishte neutralizuar gjatë një sulmi me dron gjatë majit të vitit të kaluar.
Fqinjët e Abedi kanë pranuar para medieve angleze se sjelljet e tij ishin të çuditshme kohëve të fundit, i cili njëherit ishte adhurues i klubit Manchester United.
Por, mediet kanë publikuar disa foto të tjera të Abedit, ku ai shihet në një nga plazhet e Libisë së bashku me shokët e tij të fëmijërisë, dhe mbi të gjitha, duke konsumuar drogë të tipit hashash, përcjell “Albeu.com”.
Ai sapo ishte kthyer nga Libia para tragjedisë në Manchester Arena, ndërsa dyshohet se ai nuk ka vepruar i vetëm apo ndonjëri prej tyre e ka ndihmuar atë në masakrën e një dite më parë.