Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kandidatët tjerë ‘nën një pako’ apo Mytaher Haskuka?

Prizren Post | 21:26 - 25.09.2017

Autor: Driton GASHI

Do ju ftoja që përmes këtij shkrimi t’i hedhim një sy së bashku të nominuarve për kryetar të Prizrenit, mbi atë se kujt duhet t’ia hedhim votën dhe kë duhet ta hedhim poshtë, kësisoj pas zgjedhjeve mos ta hedhim vetveten poshtë.

PDK me z. Shaqir Totaj

Shaqir Totaj i nomiuari për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, është një njeri i huaj për Prizrenin dhe Prizreni është një qytet i huaj për të. Z. Totaj mund të bëj fushatë zgjedhore përmes dy motosh: ‘Who im I’ dhe I’m nobody’. Meqë thonë që ka studiuar në Amerikë, dhe e njeh mirë gjuhën angleze, atëherë tërë fushatën elektorale le ta bëjë në anglisht përmes këtyre dy parullave, sepse ashtu-kështu askush nuk është i interesuar ta njoh këtë kandidat sepse çdokush tashmë e njeh PDK-në. PDK gjithçka mund të jete vetëm forca e ndryshimit asnjëherë s’mund të bëhet, përderisa po dëshmon se nuk ka forcë ta ndryshojë as vetën, e lëre më të ndryshojë ndonjë gjë për qytetin.

LDK me z. Hatim Baxhaku

Hatim Baxhaku, i nominuari nga radhët e LDK-së, është sinonim tipik i Ramadan Mujës. Po e votove Hatim Baxhakun është njësoj sikur ta kesh votuar Ramadan Mujën e para tetë viteve. Por meqë çdo qytetar i Prizrenit po i gëzohet ikjes së kësaj ‘qeverisje në ikje’ me Hatim Baxhakun rrezikohet të kthehet përsëri kjo ‘qeverisje në ikje’ edhe për tetë vite të tjera. Sugjerimi im për Hatim Baxhakun është që t’i bashkangjitet Shoqatës të Pensionistëve të Kosovës dhe të kandidojë për kryetar të saj. Kontributi i tij aty do të ishte shumë më i rëndësishëm me ndonjë muhabet kafenesh a çajesh, sepse në Parlament nuk e ka dëgjuar njeri të flet. Ai nuk mund të qeveris me qytetin jo për shkak të personalitetit të tij, porse është kogja në moshë. Dhe njeriu në moshë të shtyrë nuk mund të mendojë asgjë tjetër përpos moshës dhe shëndetit së tij. Për këtë qytetarët e Prizrenit nuk janë të interesuar për shëndetin e Hatim Baxhakut por për shëndetin e qytetit. Nëse eventualisht ky kandidat do të fitonte, gjë që nuk ka gjasë, ( sepse po të ishte edhe ‘elvijah’do të humbiste sepse LDK mbetet LDK) do të ishte shumë më mirë që në Prizren zgjedhjet të anuloheshin dhe të vazhdojë Ramadan Muja me PDK-në. Kësisoj do të kuresnim edhe buxhetin edhe daljen e kotë të njerëzve në zgjedhje.

NISMA me z. Zafir Berisha

Zafir Berisha i nominuari për kryetar të Prizrenit nga radhët Nismës, nuk është Zafir Berisha i dikurshëm i Bashkimit Demokratik (BD-së) por s’mund të themi që s’është Zafir Berisha i dikurshëm i PDK-së. Këtë duhet ta kemi të qartë dhe t’ia themi në sy Zafës, të cilit për dallim nga këta dy kandidate të lartëcekur po i drejtohem me pseodenimin Zafë, edhe për shkak se e njoh personalisht edhe për shkak se kështu njihet në Prizren. Mund t’i themi lirshëm Zafës, që së pari herë gaboi rëndë që e shkriu partinë e tij BD-në, tek Nisma për Kosovën, dhe së dyti bashkë me Nismën ai iku në përsëri në PDK përgjatë zgjedhjeve të fundit nacionale. Zafa sapo kishte fituar një respekt të madh kur u largua nga PDK, këtë respekt ai e humbi përsëri duke u kthyer po në Nismën e PDK-së. Tani Zafa i përket PANA-s. Nuk kam mundur t’i kuptojë asnjëherë kalkulimet e tij politike, por arritjet e para katër viteve të tij si kandidat për kryetar të Prizrenit, sot mund të jenë vetëm ëndrra. Para katër viteve mund të them lirshëm se Zafa ka shkëlqyer duke qenë shumë afër fitores, por ky shkëlqim i ka humbur sot. Ndonjëherë anëtarëve të Vetëvendosjes! i drejtohet me epitetin ‘shok’, unë i drejtohem me një titull të modifikuar të veprës së Dritëro Agollit, ‘Shkëqimi dhe rënia e shokut Zafë’. Andaj, i themi Zafës se qytetarët e Prizrenit nuk janë të interesuar për një parti nga Malisheva, sepse kësisoj identifikohet Nisma, dhe për këtë, më shumë vota ndoshta Zafa do të mirrte po të kandidohej për kryetar në Malishevë se sa në Prizren.

AAK me z. Lulëzim Kabashi

Lulzim Kabashi, ‘kandidati i përjetshëm’ i AAK-së për kryetar të Prizrenit siç duket po thyen çdo rekord nominimi. Kam qenë në shkollë fillore kur e kam dëgjuar këtë emër. Por çfarë mund të thotë njeriu diçka tjetër për kandidatin e AAK-së? Nëse kthehemi ndër vite dhe shohim nominimet e tij janë nominime të pabesueshme të cilat mund të regjistrohen edhe në libër të Genisit. Kam përshtypjen se Lulzim Kabashi është kryetari më i nominuar në botë! Qysh nga viti 2010, pastaj në vitin 2013, kurse sot jemi në vitin 2017 Lulzim Kabashi ende nominohet për kryetar të Prizrenit. Me këtë AAK as nuk ia vlen as të shikohet në listë dhe lëre më t’i shkojë mendja dikujt ta votojë. Sepse edhe pas dhjetë vitesh Lulzim Kabashi do të jetë përsëri i nominuari moral dhe shpirtëror i AAK-së. Lulzim Kabashi është ‘kryetari në ardhje’ i AAK-së që s’do të vijë kurrë. Megjithatë, shpresa vdes e fundit sepse ai është ylli polar i AAK-së, që ditën shuhet kurse natën vjen.

Qyetetar të dashur të Prizrenit, mjaft jeni mashtruar me këto subjekte. Jeni mashtruar vazhdimisht nga PDK, LDK e AAK. Këto subjekte gjatë gjithë kësaj kohe kanë udhëhequr me kryeqytetin tonë historik, Prizrenin, dhe s’kanë bërë as një gjë të mirë që mund të mbahet mend ose që mund të na vijë diçka momentalisht në mendje. Ata thjeshtë janë pasuruar vetëm për vete përmes çdo forme dhe lloje manipulimesh e tenderash, si duke i uzurpuar pronat publike, duke i shndërruar pastaj ato në prona private e të tjera gjëra jashtëligjore. Askund mendjen nuk e kanë këta njerëz, që ne duhet t’i japim fund njëherë e përgjithmonë, përveç se tek biznesi. Prandaj mund t’i japin fund me armën më të fuqishme që e kemi në duar: votën.

Thoni: Mjaft më! Dhe kjo duhet të jetë motoja dhe ‘fushata e juaj qyetetare’
Pra, për këta kandidatë të lartëcekur, të cilët i keni votuar vazhdimisht, ka ardhur koha që mos t’ia hedhni më votën por t’i hedhni poshtë ata me gjithë listën e tyre për në Kuvend Komunal, përndryshe do ta hedhni vetvetën poshtë.
Dhe për këtë e keni një mundësi të vlefshme. E keni një mundësi të artë, e keni njeriun dhe kandidain më të mirë që ndonjëherë ka pasur qyteti. E keni:

Lëvizjen Vetëvendosje! me z. Mytaher Haskukën

E keni subjektin më të mirë që ndonjëherë ka pasur Kosova, së cilës çdo qytetar që jeton në Kosovë e ka kthyer shpresën e besimin, duket besuar tek ndryshimi i vërtetë dhe ardhmëria e sigurtë.
A ia vlen ta votojmë një njeri të PDK-së, ose LDK-së, ose cilit do subjekt tjetër, në krahasim me Lëvizjen Vetëvendosje! dhe kandidatin e saj për kryetar. Asnjëherë!

Sepse, Mytaher Haskuka, është njeriu më punëtor që ka pasur ndonjëherë Parlamenti i Kosovës. Profesori më i dashur dhe më modest që ka pasur ndonjëherë Universiteti. Njeriu më me vlera që ka pasur ndonjëherë qendra këtu në Prizren. Mytaher Haskuka është njeriu që më së shumti ka punuar për ligjet mbi fëmijë. Dhe kur një njeri sikurse Myta punon më së shumti mbi ligjin dhe të drejtat e fëmijëve këtu në Kosovë, na krijohet përshtypja se ai është njeriu më i pastër dhe vizionar që mund ta njohim, sepse ku ka më të pastër dhe më të sinqertë se fëmijët. Prandaj:
Myta, është ai i cili ka punuar më shumti me të sinqertit, mbi të sinqertën dhe është me të sinqertit, është me Lëvizjen Vetëvendosje!, si subjekti më i sinqertë në Kosovë.

Myta, është ai i cili ka punuar më së shumti me ata që e thonë të vërtetën, mbi të vërtetën, dhe është me të vërtetën, është me Lëvizjen Vetëvendosje! si subjekti më i vërtetë në Kosovë.
Myta, është ai i cili ka punuar më së shumti për të ardhmen, mbi të ardhmen, dhe është me të ardhmen, është me Lëvizjen Vetëvendosje! si subjekti i ardhmërisë në Kosovë.
Andaj, qytetarë të dashur, jeni ju vet ata qe e doni pastërtinë, të sinqertën, dhe të ardhmen, dhe këtë e keni vet në duar.

Sepse në Prizren, nuk kemi zgjedhje por kemi referendum, dhe ju keni mundësi ta zgjedhni ose të keqen dhe të kaluarën ose të ardhmen e mirë:
Lëvizjen Vetëvendosje! në krye me Mytaher Haskuken i cili përfaqeson të ardhmen dhe progresin ose kandidatët e tjerë ‘nën një pako’ që përfaqësojne dekadencën, të keqën dhe regresin.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company