E diel, 21 Maj 2017
Prishtinë – Ministër në largim i Financave, ka postuar një fotografi në FB, ku ka shkruar për fëmijët dhe gruan e tij. Ka thënë se sikurse edhe fëmijët e tjerë, edhe dy djemtë e tij, meritojnë të rriten në një vend normal.
“Familja ime më frymëzon të punoj për rritjen e mireqenies së vendit. Fëmijët e mi, me të gjithë bashkmoshatarët e tyre, meritojnë të rriten në një vend normal”, ka shkruar Hoti, në fb,
Fjalë të mira ka folur edhe për gruan, Servetën.
“Përkrahja e Servetes, më inspiron të punoj që ta ndërtojmë dhe ruajmë Kosovën tonë”, ka shtuar ai.
Avdullah Hoti është kandiduar për Kryeministër në koalicionin e LDK’së me AKR’në e Alternativën.
Hoti është anëtar i Kryesisë së LDK’së dhe Kryetar i Degës së Rahovecit. Është edhe profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës.
Etiketa: Avdullah Hoti, familja, LDK