E hënë, 17 Gusht 2026

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet F.Sh., i dyshuar për tri vepra penale, mbajtje të paautorizuar të armës, përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe kanosje.
Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 29 korrik 2026, në fshatin Pantinë të Vushtrrisë, pasi tre punëtorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit âMitrovicaâ kishin shkyçur furnizimin me ujë në pronën e të dyshuarit.
F.Sh. dyshohet se i ka kanosur punëtorët dhe ka shkrepur me armë me gaz në drejtim të automjetit zyrtar të KRU âMitrovicaâ.
Po ashtu, siç thuhet, dyshohet se u ka thënë punëtorëve se do tâi vriste të tre nëse e lajmëronin rastin në Polici.
âMe vendim të prokurorit, i dyshuari ndodhet në ndalim që nga e shtuna, ndërsa arma me gaz i është sekuestruarâ, bën të ditur Prokuroria./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
