Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kanoute i mundëson të paralizuarit që të agjëroj

Prizren Post | 04:10 - 11.07.2013

Ish sulmuesi i premier ligës Frederic Kanoute vullnetarisht ka paguar mjete shtesë për të rritur kujdesin ndaj tij në mënyrë që ai të ia arrijë të agjëroj.

Imran Adam, është një njeri i paralizuar, e që qendra për punët sociale në Britani për të kujdeset vetëm gjatë ditës, por jo edhe në kohën kur ai duhet të ushqehet gjatë muajit Ramazan.

Në pamundësi për t’u ushqyer vet, dhe me kushte financiare që mund të paguaj dikë ta ushqejë atë,Frederic Kanoute mbështeti Adamin duke ia paguar një njeri i cili do të kujdeset për të në kohën e syfyrit, apo në kohen e para agimit të diellit. Ky njeri ka për detyrë që ta ushqejë Adamin dhe ta ndihmoj atë në kryerjen e lutjes së mëngjesit (marrjen e abdesit)

Edhe pse një ndihmë modeste Adam thotë: “Unë ndihem shumë me fat që të jem në gjendje të agjërojë përsëri këtë vit”, ai gjithashtu është i mallëngjyer që një futbollist si Frederic Kanoute është prekur nga tregimi i tij i mosmundësisë për të agjëruar ngase vuan nga nga paraliza cerebrale.

Kanoute njihet si futbollist besimtar islam, që fal 5 kohë namaz dhe kontribuon në jetën fetare islame. Ai në vitin 2008 refuzoi të veshë fanelën e cila reklamonte një faqe internet të kumarit, ndërsa në vitin 2007 ai kontribuoi me mbi 500 000 euro për ndërtimin e xhamisë në Sevilje.


Arivisti Company