Kapallat e AAK-ës i merr era


E shtunë, 15 Shkurt 2014

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai LDK-së, Isa Mustafa në takimin e sotëm të përbashkët kanë kërkuar që të bëhen përgatitjet e duhura për zgjedhjet parlamentare, të cilat edhe në koordinim me partitë tjera politike, duhet të mbahen në gjysmën e parë të këtij viti.

“Të dy kryetarët u pajtuan për koordinimin e agjendës politike në muajt në vazhdim. Ata u pajtuan që reforma zgjedhore të përfundohet nga Komisioni Parlamentar dhe Qeveria brenda gjysmës së parë të muajit mars ta procedojë për miratim në Kuvend. Po ashtu, u ra dakord që të bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhje të lira, demokratike dhe të mbikëqyrura nga vëzhgues ndërkombëtarë, për çfarë edhe do të bëhet kërkesë zyrtare në BE dhe OSBE.

Të dy kryetarët kërkojnë që përgatitjet e duhura të kryhen në koordinim me subjektet politike dhe me konsensus të Kuvendit të shkohet në zgjedhje të përgjithshme në gjysmën e parë të këtij viti. Në ditët në vijim, do të zhvillohen takime edhe me liderët e subjekteve të tjera politike”, është thënë në komunikatën e LDK-së./epokaere/

Të fundit