E premte, 14 Shkurt 2020
PRISHTINË – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot ka arrestuar katër persona për marrje dhe dhënie ryshfeti. Dy prej të cilëve ishin punonjës të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar katër persona për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Dhënie të ryshfetit”. Dy të arrestuarit janë, personi me inicialet F.K, punonjës i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe personi me inicialet I.I. punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Prokuroria njofton se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Marrje ryshfeti””, thuhet ne komunikatën e prokukrorisë, njofton Insajderi.
Tutje, dy presona e tjera te arrestuar akuzohen për veprën penale dhënie ryshfeti.
“Po ashtu, Prokuroria njofton se janë arrestuar edhe dy persona tjerë me inicialet B.P dhe I.S. të dyshuar për veprën penale “Dhënie të ryshfetit”.Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar në Polici”, thuhet me tej.
Etiketa: Arrestime, Kosovë, prokuroria