E enjte, 30 Janar 2014
Kardinali i Kelnit Joachim Meisner ka provokuar muslimanët gjermanë me deklaratën e tij se një familje krishtere vlen sa tre familje muslimane, njofton agjencia Anadolija. Pas deklaratës së kardinalit mediat lokale kanë filluar të shkruajnë në lidhje me rastin.
Kardinali fjalët kontroverse i tha gjatë një mbledhje të grupit “Neocatechumenal Way”.
“Një familje e juaj vlen sa tre familje muslimane”, janë fjalët e Kardinalit Mesiner, ndërsa i konfirmoi edhe zëdhënësi i këtij grupi Christoph Heckley.
Presidenti i Bashkësisë Islame Turke në Gjermani, Bekir Albog, kritikoi këtë deklaratë duke thënë se kjo do të kishte çuar pluhur të madh nëse këtë do ta kishte thënë një imam musliman.
Presidenti i komitetit qëndror musliman në Turqi, gjithashtu, ka thënë se deklarata kontroverse është armiqësore dhe është në kundërshtim me qëndrimet e Papa Françeskut.
Deklarata e Meisner është kritikuar edhe nga Ministrja e Migracionit dhe Integrimit, Aydan Ozoguz, dhe Partia e të gjelbërve.
“Deklaratat kontroverse paraqesin kërcënim për paqen sociale. Krishterimi na mëson të respektojmë të gjithë njerëzit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.