Kartoni i Gjelbër – Austria mund ta mbulojë Kosovën


E enjte, 7 Qershor 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se për çështjen e Kartonit të Gjelbër, Kosovën mund ta mbulojë Austria.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë:

Sapo përfunduam një takim të shkëlqyeshëm me përfaqësuesit e lartë të ‘Uniqua Austria’, mbi mundësinë e mbulimit të Kosovës nga shteti i Austrisë. Mbulesa nga shteti i Austrisë do të nënkuptonte se qytetarët e Kosovës mund të pajisen me Karton të Gjelbër në Kosovë; e diaspora jonë nuk do të paguante miliona euro sigurim sa herë që vijnë këndej – siç kanë bërë tash e 20 vjet.

Na konfirmuan gatishmërinë për mbulesë. Aranzhuam një takim të dytë në Vjenë me përfaqësuesit e Byrosë Austriake për të finalizuar këtë bashkëpunim. Në takim isha bashkë me Guvernatorin e Bankës Qendrore – iniciues i takimit; Byronë Kosovare të Sigurimeve dhe përfaqësuesit e Qeverisë.

Kujtoj se Komisioni që udhëheq ka nisur iniciativën e zgjidhjes së këtij problemi shumëvjeçar. Së fundmi, Parlamenti i Kosovës ka autorizuar Komisionin tonë që t’i koordinojë të gjitha aktivitetet e institucioneve të Kosovës për të gjetur një zgjidhje. Jemi në hapa të mirë.

Etiketa: , , ,
Të fundit