Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Katalogu gjerman, ftesë për të “zbuluar bukuritë e Shqipërisë”

Prizren Post | 17:26 - 17.09.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Katalogu i ri, për vitin 2016 i agjencisë së madhe të udhëtimeve “Past&Present Journeys” i kushtohet Shqipërisë. Në prezantimin që i bëhet këtij katalogu tregohen visaret natyrore dhe historike që Shqipëria mund t`u ofrojë turistëve.

Aty, specialisti i Shqipërisë trajton tema të ndryshme që bëjnë fjalë për bukuritë e Shqipërisë.

“Krahas `klasikeve`siç janë natyra dhe kultura, ai eksploron edhe tema të ndryshme speciale të Shqipërisë.

Një e tillë është rruga antike “Via Egnatia” dhe rrugëtimi gjurmëve të romakëve. Kjo rrugë është ndërtuar në shekullin e dytë para Krishtit dhe ka lidhur perandorinë lindore romake me atë perëndimore. Si e tillë, ajo dëshmon për rëndësinë që ky regjion ka pasur në antikë.

Sikurse në katalogun e vitit 2015 edhe në këtë të riun gjen vend ornitologjia. Vëzhgimi i shpezëve përbën një atraksion turistik nga më të rëndësishmit në Shqipëri. 14 parqet nacionale ofrojnë vend për një numër të madh zogjësh, prej të cilëve 350 lloje janë vendore.

Zonat moqalike në bregdet dhe në liqene janë strehë e një numri të madh të llojeve të zogjve.

Në lagunën më të madhe të Shqipërisë, në Karavasta jetojnë veç tjerash edhe pelikanët dhe Flamingot. Madje në këtë zonë, shkruan në katalog jetojnë 45.000 lloje shpezësh.

Por rruga e zbulimit të Shqipërisë nuk përfundon këtu. Qytetet pitoreske, lumenjt dhe liqenet, kështjellat dhe manastiret, janë vetëm disa nga perlat që ofron Shqipëria./albinfo/


Bëni një koment