E martë, 11 Korrik 2017
Njoftimi u bë nga ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, sheiku Mohammed ben Abderrahmane Al-Thani dhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili zhvilloi një vizitë në Doha në kuadër të një ndërmjetësimi në krizën mes Katarit dhe Arabisë Saudite dhe aleatëve.
“Sot, Katari është vendi i parë që nënshkruan me SHBA-në një program për luftën kundër financimit të terrorizmit”, deklaroi sheiku Mohammed.
“Ne ftojmë vendet që na vendosin një bllokim të bashkohen”, shtoi ai në një konferencë shtypi me Tillerson i cili do të shkojë nesër në Arabinë Saudite në kuadër të turneut në rajon.
Marrëveshja thekson përpjekjet e ardhshme që Katari mund të bëjë për riforcimin e luftës kundër terrorizmit dhe të përballet me probelemet e financimit të terrorizmit”, shtoi ai në një komunikatë, përcjell Atsh.
Tillerson theksoi se marrëveshja përqendrohet në vendimin për të fshirë terrorizmin.
“Ky angazhim do të fillojë menjëherë në disa fronte”, shtoi ai.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i cili filloi turneun në Kuvajt, ndërmjetësuese e krizës së Gjirit, do të takohet nesër në Jedah me homologët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Egjiptit.
Etiketa: Amerika, katar