Kategoritë e luftës së UÇK-së, familjet skamnore dhe OJQ-të përkrahen me lëndë për ngrohje


E hënë, 3 Dhjetor 2018

PRIZREN – Këtë javë ka filluar shpërndarja e druve për ngrohje për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës, familjet skamnore si dhe për tri institucione që merren me shërbime dhe përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuar.

Sasia e përgjithshme e cila është paraparë të shpërndahet për këto kategori arrin në 1400 metra kub dru. Për ta parë nga afër procesin e shpërndarjes së druve për ngrohje, sot ishin prezentë edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, nënkryetari, Eshref Memaj dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi.

Me nga tri metra dru, përfitues janë 211 familje dëshmorësh, 150 familje të invalidëve të luftës si dhe 100 familje të tjera skamnore, ndërsa shoqatat “Handikos”, “Hadër” dhe Strehimorja e Grave dhe Fëmijëve të Braktisur, kanë përfituar nga 15, 18, gjegjësisht 17 metra kub dru.

Etiketa: , ,
Të fundit