E martë, 9 Dhjetor 2014
Prishtinë – Pos problemeve që po kanë dy partitë kryesore me emrat e ministrave, arsyeja kryesore se përse u shty për nesër seanca konstituive ka të bëjë me kërkesat e Listës Srpska.
Siç merret vesh katër janë kushtet kryesore që Lista Srpska ia ka vënë koalicionit si kusht për t’u kthyer në Kuvend dhe për t’u bërë pjesë e qeverisë, e ato kushte janë:
1. Emërimi i nënkryetarit të AKI,
2. Zëvendëskomandanti i FSK,
3. Ndalja e privatizimeve në komunat me shumicë serbe,
4. Krijimi dhe funksionalizimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Gazeta Blic merr vesh se kryeministri serb, Aleksander Vuçiç u ka kërkuar deputetëve serb që të mos marrin pjesë në seancë pa u plotësuar kushtet e tyre./GazetaBlic/
Etiketa: Kosovë, Lista Serbe