E hënë, 16 Mars 2015
Pejë – Një qytetar nga Peja ka raportuar në Polici se tre të dyshuar në dhjetor të vitit 2014 e kanë mashtruar duke ia marrë 4 mijë euro për t’i siguruar një vizë pune në Gjermani.
Sipas tij kur ka shkuar në aeroportin e Tiranës është konstatuar se viza në pasaportën e tij ishte e falsifikuar. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa njësitet policore janë duke punuar intenzivisht në hetimin e këtij rasti.
Etiketa: Mashtrim, Viza