KDI: Thaçi të mos e vlerësojë Raportin e Progresit por të bëj punë


E premte, 10 Tetor 2014

Prishtinë – Raporti i Progresit në pjesën dërrmuese apo 90 për qind negativ për Kosovën. Ky është një alarm për skenën politike që sa më shpejtë që është e mundur t’i japë fund kësaj krize politike, në mënyrë që vërejtjet e tilla të shndërrohen në detyra të përditshme të punës për të përmirësuar jetën e njerëzve që jetojnë në Kosovë.

Kështu pohoi Driton Selmanaj nga KDI, në një konference për media, ku ka folur për të gjeturat e Raportit të Progresit për Kosovën.

Ndërsa, sa i përket deklaratave të qeveritarëve të cilët raportin në fjalë e kanë cilësuar pozitiv, ai tha se deklaratat e tilla nuk janë befasuese, sepse kjo është forma e diskursit të politikanëve, pasi që ata provojnë t’i nxjerrin në maksimum të arriturat e evidentuara.

“Ne patëm një prononcim nga kryeministri i cili tha se janë të gjetura reale. Ky konstatim është për tu vlerësuar, por dhe për tu shqetësuar. Sepse nuk është kryeministri i vendit ai që duhet të konstatojë situatën, ai duhet ti jap zgjidhje të gjitha atyre detyrave të cilat janë dhënë për Kosovën”, tha ai.

Etiketa: , ,

Leave a Reply