E mërkurë, 12 Qershor 2013
Kompania kinematografike Hugofilm e Cyrihut xhiron një film me titullin “Chrieg” (Lufta). Regjisori i filmit, Simon Jaquemet, për të cilin ky është filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë planifikon që gjatë verës të fillojë me xhirimet. Për ketë arsye ekipi i xhirimit do të bëjë qysh gjate qershorit një casting (audicion) për zgjedhjen e aktorëve ë do të luajnë në këtë film.
Për rolin e Dionit, kërkohet një aktor shqiptar, i moshës 16-19 vjeçare. Ai duhet të ketë prirje për muzikën rap, vallëzim etj. Dioni, sipas skenarit është një tip “cool”dhe ka shumë humor të zi. Personat që paraqiten për të luajtur këtë rol nuk duhet patjetër të kenë njohuri paraprake për aktrimin. Ndërsa është e dëshirueshme që të ketë karakter të fuqishëm.
Filmi “Chrieg” mbështetet financiarisht nga televizioni i Zvicrës, Enti Federal për kulturë dhe fondacioni i Cyrihut për film, transmeton albinfo.
Rrëfimi i filmit me pak fjalë: Matteo është djalë 15 vjeç. Në vend se të shkojë në pushime, tij i duhet të kalojë verë në një stan mali, në një vend të izoluar. Puna e rëndë dhe jeta e ashpër duhet ta kthejnë në tokë dhe ta bëjnë burrë. Por, kur ai shkon në stan sheh se atje kontrollin atje e kanë marrë të rinjtë…”
Personat e interesuar për të marrë pjesë në audicion duhet ta dërgojnë një email me emrin, moshën, kontaktin dhe dy fotografi në adresën: chrieg-casting@hugofilm.ch