Kerry: Strategjia e Assadit nuk do t’i japë fund luftës civile


E mërkurë, 4 Maj 2016

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka paralajmëruar presidentin sirian, Bashar al-Assad, se ai nuk do t’i japë fund luftës civile në Siri duke kërkuar fitim ushtarak.
BBC shkruan se Kerry ka thënë se do të këtë pasoja nëse Qeveria siriane nuk përfill ndalimin e dhunës të arritur në shkurt.

Rishfaqja e luftimeve, posaçërisht në veri të qytetit Aleppo, ka kërcënuar që ta prishë armëpushimin e njëanshëm.

Më shumë se 250 njerëz janë vrarë in Aleppo në 10 ditët e fundit.

Përderisa përpjekjet diplomatike u rriten të martën, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se armëpushimi i njëanshëm i deklaruar nga ushtria siriane mund të zgjatet në Aleppo brenda disa orëve të ardhshme.

Të fundit