Kerry vizitë në Arabinë Saudite, Jemeni dhe Siria tema kryesore e takimeve


E enjte, 25 Gusht 2016

us ar

Xhedah – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, po qëndron për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ndërsa në kuadër të vizitës në Xheda u takua me princin saudit, Muhammed bin Naif bin Abdulaziz, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia saudite e lajmeve (SPA) raporton se princi Muhamed dhe Kerry biseduan për një varg çështjesh bilaterale dhe rajonale, ndërsa në takim ka marrë pjesë edhe ministri saudit i Mbrojtjes, Muhammed bin Salman, shef i diplomacisë saudite, Adil el-Cubeyr, shefi i shërbimit inteligjent, Halid bin el-Humeydan, ambasadori amerikan në Arabinë Saudite, Joseph W. Westphal dhe ambasadori i SHBA-ve për paqen në Lindjen e Mesme, Frank Lowenstein.

Shefi i diplomacisë amerikane Kerry në Arabinë Saudite udhëtoi mbrëmë vonë, ndërsa tema kryesore e vizitës është situata në Jemenin e përfshitë nga lufta.

Edhe vetë Kerry mbrëmë përmes rrjetit social Twitter njoftoi se ka mbërritur në Xheda, për të marrë pjesë në bisedimet për zgjidhjen politike të krizës jemenase e cila reflekton në përpjekjet e tyre për ndalimin e konfliktit dhe përgatitjen e ndihmës humanitare në Jemen.

Pritet që Kerry sot të takohet edhe me zyrtarët e tjerë të lartë të Arabisë Saudite, si dhe me zyrtarët e vendeve të Gjirit, të Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara, ndërsa tema kryesore e këtij takimi do të jetë situate në rajon me theks të veçantë ndaj luftërave në Jemen dhe Siri.

Të fundit