Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Këshilltari i lartë Amerikan: Kosova kurrë nuk do të jetë nën kontrollin e Serbisë

Prizren Post | 09:31 - 11.08.2017

“Normalizimi nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës,” shkruan Phillips në një shkrim autorial për Huffinton Post.

Sipas tij Kosova kurrë nuk do të jetë nën kontrollin e Serbisë duke shtuar se “deri tani, 114 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.”

Por, paralajmëron se qasja e Serbisë mund të evoluojë, duke u bazuar në qëndrimet e fundit të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç rreth Kosovës, transmeton arbresh.info

Sipas Phillips skenari për aneksim të veriut të Kosovës nuk ka gjasa të realizohet, shkruan arbresh.info.

“Krijimi i një krize në Kosovë është një problem i rrezikshëm. Vuçiç e di se nuk ka zgjidhje ushtarake dhe se veprimi ushtarak në veri të Kosovës do të shkatërronte shanset e Serbisë për anëtarësimin në BE.”

Një ujdi e madhe do të kërkonte njohjen e Kosovës nga Serbia sipas Phillips, dhe kjo sipas tij do të mundësontë që Kosova do të bashkohet me OKB, ndërsa si Kosova ashtu edhe Serbia do të vazhdojnë punën për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE, duke hyrë në BE në të njëjtën kohë.

“Dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga BE me një qasje të re dhe nën një format tjetër, mund të çojë në një zbulim të madh, duke zgjidhur një nga konfliktet më të ashpra të Evropës.”

David L. Phillips është Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia. Ai shërbeu si këshilltar i lartë dhe ekspert i çështjeve të jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administratave të Clinton, Bush dhe Obama. Phillips është autor i Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Shtrënguese dhe Ndërhyrja e SHBA.


Etiketa:
Arivisti Company