Rama ‘firmos’ kontratën me Tony Blair


E mërkurë, 17 Korrik 2013

Gati dy muaj para se të marrë në dorë frenat e qeverisjes së ardhshme të vendit, kreu i socialistëve, Edi Rama pritet të zyrtarizojë sot në Londër marrëveshjen e bashkëpunimit me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Bëhet fjalë për një marrëveshje të arritur paraprakisht në parim disa muaj më parë, por që pritet të si-glohet sot në mënyrë përfundimtare.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Blair merr përsipër të ketë rolin e këshill-tarit të jashtëm të kryeministrit të ardhshëm shqiptar. Për këtë qëllim Rama ka fluturuar dje drejt Londrës dhe sot ka programuar një takim me Blair dhe ekipin e tij të bashkëpunë-torëve. Një fakt i tillë është bërë i di-tur nga Rama në faqen e tij në Face-book, ku ai lajmëronte se sapo kishte mbërritur në aeroportin e Londrës. “Në aeroportin e Londrës, ku sapo zbritëm për takimin e punës nesër me KM Tony Blair dhe ekipin e tij“, – shkruante Rama në statusin e tij në Facebook.

Partia Socialiste nuk ka dashur të bëjë publike më shumë de-taje sesa thjesht faktin që ish-kryem-inistri britanik do të këshillojë qe-verinë e re në hapat dhe vendimet që do ndërmarrë në katër vitet e qe-verisjes së ardhshme. Ishte gazeta britanike “Telegraf “ ajo që do të bënte publike e para lajmin e një bashkëpunimi të tillë, duke folur ed-he për një kontratë që do t‘i kushton-te qeverisë së ardhshme të Shq-ipërisë miliona paund. Çka vetë Ra-ma do ta mohonte. Sipas tij, nuk do të ketë shuma të mëdha pagese për Toni Blair sikundër fliste gazeta bri-tanike. “Deri tani kemi thjesht një marrëveshje ende të pakonkretizuar me kontratë, të bazuar në dëshirën e të dy palëve për të bashkëpunuar në të mirë të Shqipërisë”, – do të shprehej Rama duke iu përgjigjur interesit të mediave në Shqipëri. Më tej ai do të sqaronte se kontrata me Blair-in nuk mund të krahasohej me kontratën që ka qeveria e djathtë me Podesta-n, pasi sipas Ramës, Blair do këshillojë qeverinë e Shqipërisë, ndërsa Podesta bën lobim për të zbu-kuruar qeverinë e djathtë. “Ka njëngutje të madhe, të kotë për të bërë krahasime mes Blair-it dhe Podes-tá-ve, që paguhen me paratë e shq-iptarëve për të dezinformuar opin-ionin ndërkombëtar dhe për të zbu-kuruar imazhin e një qeverie të kor-ruptuar deri në palcë.

Të jeni të sig-urt se vullneti i Blair-it për të ndi-hmuar Shqipërinë nuk ka çmim për të mirat që do sjellë. Ndërsa kontra-ta nuk do të rëndojë hiç fare mbi buxhetin e shtetit dhe të publikut”, do të shprehej atëherë Rama. Gjith-sesi, gazeta britanike “Telegraf ” në artikullin që i kushtonte kësaj mar-rëveshjeje raportonte se Blair dhe kompania e tij “Goverment adiviso-ry practice” këshillonte dhe 4 qeve-ri të tjera, atë të Brazilit, Kolumbisë, Kazakistanit dhe Kuvajtit. Sipas kësaj gazete, në Kazakistan kjo kom-pani kishte arritur të siguronte një kontratë me vlerë të përgjithshme 16 milionë paund, çka ajo bënte të di-tur se vetë Blair e kishte përgënjesh-truar. Ndërkohë që kontrata me qe-verinë braziliane, sipas kësaj gazete kushtonte 4 milionë paund.

Etiketa: , , ,
Të fundit