E martë, 10 Shtator 2019
Kështjella u ndërtua nga Ali Pasha mbi rrënojat e një ndërtesë të fortifikuar veneciane të shek. XVII.
Kështjella u ndërtua nxitimthi në vitet 1807-1808, për të ndaluar zbarkimin e ushtrive franceze të Korfuzit.
Kështjella ka planimeti katërkëndore me përmasa 22 x 30 m me katër kulla të vendosura në qoshe.
Në anën veriore, në murin mes dy kullave ndodhet hyrja e kalasë. Përveç murit fortifikues, kalaja ka edhe një sistem të brendshëm mbrojtjeje, që konsiston në praninë e ambienteve të ngushta në hyrje, të cilat janë të mbuluar me qemerë, që në lartësi kanë frengji për mbrojtjen e hyrjes. Gjithçka tregon se synimi kryesor ishte mbrojtja nga ana e detit, sepse edhe kullat me frëngji më të mëdha janë ato në krahun e detit.
Marrë nga libri ‘Historia e arkitekturës në Shqipëri’, me grup autorësh: A. Meksi, A. Baçe, E. Riza, Gj. Karaiskaj, P. Thomo
Foto: Sarandaweb