Kështu duket vetura mahnitëse Audi RS7


E diel, 12 Qershor 2016

[youtube i1iYBn5cQbI]

Është publikuar një video, që e tregon nga afër modelin RS7 PP Performance.

Kjo makinë nga Audi shfaqet nga afër, si në enterier, në pjesën e jashtme, si dhe në pjesën ku ndodhet motori 4.0-litër V8.

Pos që ka një pamje të mahnitshme, ky automobil luksoz ka kapacitet me 560-kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.

Me aerodinamikë të shtuar, si dhe trup më të lehtë se modelet tjera, kjo makinë arrin shpejtësinë nga zero deri në 100 km/h për 3.9 sekonda.

Në videon e publikuar, tregohet në detaje makina që arrin shpejtësinë deri në 250 km/h, teksa shpejton në rrugë të hapur. /Telegrafi/

Të fundit