Këta janë pesë futbollistët gjerman më të shtrenjtë në histori


E premte, 22 Korrik 2016

germany

Andre Schurrle është futbollisti gjerman që është paguar më së shumti nga transferimet e tij në skuadra.

Sulmuesi i ri i Borussia Dortmundit ka kushtuar më së shumti nga transferimet e tij nëpër skuadra të ndryshme, duke arritur një shifër prej 72.63 milionë funte dhe dukë zënë pozitën e parë.

Pas Schurrles, vjen mesfushori kreativ, Mesut Ozil, i cili nga transferimet e tij te Reali dhe Arsenali ka kushtuar plot 59.5 milionë funte, duke u renditur i dyti në këtë listë.

Vendin e tretë e zë poashtu një futbollist i Dortmundit, Mario Gotze, i cili nga dy transferimet e tij është paguar 53.55 milionë funte.

Në vendin e katërt dhe pestë gjendet Mario Gomez me 38.68 milionë funte dhe Matts Hummels, i cili ka kushtuar plot 35.87 funte.

Të fundit