E hënë, 5 Tetor 2015
William Campbell, Satoshi Omura e Youyou Tu janë fituesit e rinj të çmimit Nobel të mjekësisë për vitin 2015.
Irlandezi Campbell dhe japonezi Omura u vlerësuan me Nobel për punën e tyre dhe terapitë e reja kundër sëmundjeve parazitare dhe strategjitë kundër malarias.
Kurse kinezja u vlerësua për zbulimin e Artemisis, një ilaç që ka reduktuar ndjeshëm normat e vdekshmërisë për pacientët që vuajnë nga malaria.
William Campbell ka lindur në vitin 1930 në Ramelton, ku punoi dhe dha kontributin e tij para se të transferohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht ai është profesor në universitetin Madison në New Jersey.
Satoshi Omura ka lindur në 1935 në prefekturën Yamanashi në Japoni, ku ka punuar gjithë jetën në vendlindjen e tij dhe që aktualisht është profesor në universitetin Kitasato.
Youyou Tu ndërkohë ka lindur në vitin 1930 në Kinë dhë po aty ka zhvilluar të gjithë karrierën e saj shkencore. Që prej vitit 2000 ajo është pjesë e Akademisë Mjekësore tradicionale kineze.
Pavarësisht progresit në kontrollin e malaries në dekadën e fundit, sëmundja ende vret më shumë se gjysmë milion njerëz në vit, shumica prej tyre foshnja dhe fëmijë të vegjël në pjesët më të varfëra të Afrikës.
Çmimi Nobel në mjekësi vlerësohet me 8 milionë kruna suedeze ose 960 mijë dollarë.
Çmimet Nobel janë shpërndarë për herë të parë në vitin 1901, në përputhje me vullnetin e shkencëtarit Alfred Nobel.