E diel, 10 Janar 2021
Edhe ushqimet e shendetshme mund te shkaktojne gazra. 10 nga ushqimet qe ne na pelqejne me shume, na fryjne keq stomakun dhe si perfundim shkaktojne gazra.
Shalqiri
Tani ne vere, shalqiri eshte nje nga ushqimet e preferuara per ne. Por ju nuk e dini qe ai shkakton edhe gazra. Shalqiri eshte i larte ne fruktoze, nje sheqer natyral, qe shpesh nuk absorbohet plotesisht nga sistemi yne tretes.
Perimet e njoma me rrenje
Qepet e njoma, hudhrat, preshi etj, na shkaktojne gazra. Edhe keto perime jane te pasura me shume fruktoze. Trupit te njeriut i mungojne enzimat, prandaj edhe nuk e tresin kollaj fruktozen, duke shkaktuar gazra.
Manaferrat
Manaferrat jane te pasura me antioksidante, por gjithashtu ato jane te tejmbushura me poliole, nje perberes qe zevendeson sheqerin. Ky perberes, rri ne stomakun tone per nje kohe te gjate dhe shkakton fryrje e si perfundim gazra.
Artiçoke
Kini kujdes nga ky ushqim, nese jeni duke luftuar me gastritin. Artiçoka eshte e larte me fruktoze dhe zakonisht nuk tretet mire nga stomaku. Nese keni ngrene artiçoke dhe keni shume gazra, mos u shqetesoni.
Mangot
Mangoja eshte nje frut qe permban me shume fruktoze se sa glukoze. Pra nese e hani do te keni gazra.
Bizele
Megjithese bizelet jane te shendetshme, ato gjithashtu shkaktojne gazra. Ato jane te tejmbushura me fruktoze dhe poliole.
Kumbulla
Tani eshte ushqimi i stines, dhe eshte shume e shijshme. Si te mos e hame? Jo ne duhet ta hame, por duhet te marrim parasysh rrezikun e gazrave.
Molla
Nese keni shume gazra, kjo mund te jete edhe nga molla. Ajo eshte e mbushur me fruktoze dhe nuk absorbohet totalisht nga trupi yne.
Qepa dhe hudhra
Qepa dhe hudhra, ashtu si ushqimet e tjera, jane te larta ne fruktoze, prandaj nese ju i hani do te keni gazra. /AgroNews.al/