Këto janë gjërat që konfiskuan Policia gjatë aksionit në veri


E premte, 23 Nëntor 2018

MITROVICE – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me aktvendim të prokurorit të PSRK-së, katër të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka konfiskuara: një fluturake (Dron) me teledirigjues dhe bateri të llojit ROHS, një telefon (I-phone), një telefon “Microsoft”, dy telefona mobil të llojit Nokia dhe Samsung, një llap top “Lenovo”, dy IPAD të llojeve SPIDE dhe Samsung SM-T 280, një radio lidhje (motorollë) jo zyrtare, me mbushës, një këllëf për armë-revole.

Po ashtu janë konfiskuar dy jelekë ushtarak, një armë automatike (AK 47), prodhim Jugosllav me një karikator të zbrazët, katër karikatorë të AK-47 me 106 (njëqind e gjashtë) fishekë, një karikator me 10 (dhjetë) fishekë të cal. 9 mm, një granatë dore M-75, dy karikatorë të zbrazët, njëri i armës automatike AK 47 dhe një i revoles, një karikator i armës automatike me 26 (njëzet e gjashtë) fishekë të cal. 7.62 mm, tre fishekë të cal. 7.62 mm X39, një tytë e tromblonit, një shufër gome, substancë e dyshuar narkotike me sasi prej 76 gram, dokumente të ndryshme dhe dy blloka xhepi, shtëpizë kompjuteri “ASUS”, si dhe një sprej.

Etiketa: , , , ,

Leave a Reply