Këto janë ministritë që do i ndajnë Zaevi, Ahmeti, Kasami dhe Sela


E premte, 19 Maj 2017

Shkup – LSDM ka në cak disa nga ministritë kyçe për të qeverisur, ndërsa për BDI ka ndarë ato ministri, që deri tani i ka pasur edhe gjatë qeverisjes me VMRO-DPMNE. Nga LSDM theksojnë për INA se janë disa opsione të hapura, që janë në tryezën e bisedimeve. Partive shqiptare pritet ti takojnë 8 – 9 ministri, ndërsa ky kulaç qeverisës do të jetë negociues se kush dhe cilën ministri do ta drejtojë. BDI do të ketë shumicën e posteve ministrore.

Po sa i përket ndarjes së resorëve, LSDM do që të drejtojë këto ministri: MPB, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Transport dhe Lidhje, Punë dhe Politikë Sociale dhe Bujqësinë.

Ndërsa resorët e tjerë do të jenë për partitë shqiptare si: Financa, Ekonomi, Ekologji, Pushtet Lokal, Ministria e Administratës dhe Shoqëri informatike, Shëndetësi, Arsim, Kulturë si dhe dy poste zv/kryeministrash.

Etiketa: , , , ,
Të fundit