E mërkurë, 12 Dhjetor 2018
PRIZREN – Drejtoria e Inspektorateve, respektivisht Inspektorati Komunal i Ndërtimtarisë, tani e tutje nuk do t’i shqyrtojë kërkesat për pranimin e pllakave para betonimit, punimet e të cilave planifikohen të bëhen në ditët e festave dhe ditët e vikendit (të shtunën dhe të dielën).
Me këtë rast, obligohen të gjithë pronarët e bizneseve ndërtimore, pronarët e objekteve kolektive dhe individuale, që në kërkesën e tyre për pranimin e pllakave të betonimit tek Drejtoria e Inspektorateve, t’i caktojnë ditët e punës për realizimin e punimeve të tyre.
Ky veprim i drejtorisë është marrë në bazë të kompetencave të plota ekzekutive sa i përket interesit lokal, duke i respektuar standardet e përcaktuara në legjislacionin e zbatueshëm në fushën e zbatimit të rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve për kontrollimin e ndërtimit.
Etiketa: Drejtoria e Inspektorateve, Prizren