E martë, 12 Qershor 2018
Të enjten do të nisë edicioni i 21 i Kupës së Botës në futboll dhe ka shumë rekorde që mund të thyhen siç është rasti i Gjermanisë.
Që nga gjysmëfinalja e Botërorit 2010 kur u mund nga Spanja, skuadra e Loew ka 8 ndeshje pa humbje në një turne të tillë dhe në shënjestrën e saj është rekordi i Brazilit në periudhën 19-54-1966 me 13 sfida pa disfata.
Tjetër rekord është ai i Maradonës që ka 6 finalizime si kapiten i Argjentinës, rekord që rrezikohet pikërisht nga ai që konsiderohet si pasuesi i tij, Lionel Messit të cilit i duhen vetëm 3 gola për të kaluar atë që në 2010 ka qenë edhe trajneri i tij, njofton TCH.
Etiketa: Kupa e Botës, rekordet