E martë, 31 Tetor 2017
KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit për kryetarë komunash.
Në Prizren do të ketë balotazh mes kandidatit nga PDK, Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskukës të Vetëvendosjes.
Sipas rezultateve përfundimtare, Totaj ka marrë 19 mijë e 869 vota, apo 29.75 për qind, ndërsa Haskuka 14 mijë e 967 vota, apo 22.41 për qind.
Rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 19 nëntor.
Etiketa: Aktuale, Mytaher Haskuka, Shaqir Totaj, Zgjedhjet Lokale 2017