KFOR-i italian dhuroi 22 kompjuterë për nxënësit e fshatit Mushnikovë


E premte, 16 Prill 2021

PRIZREN – Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W), në baze Regjimenti i Parë i Artilerisë Tokësore të (alpine) të Brigadës Alpine “Taurinense”, bëri një dhurim të 22 Kompjuterëve Personalë për Institutin Gjithëpërfshirës “Musnikova” të fshatit Musnikovo / Musnikove ( PRIZREN).

Projekti i Bashkëpunimit Civil Ushtarak (CIMIC) do t’u mundesoje studentëve të përdorin pajisjet më të fundit për një mësimdhënie më efikase dhe interaktive në fushën e mësimit të shkencës kompjuterike dhe gjuhëve të huaja. Qasja në arsim pa dallim etnik është një sektoret me prioritetet per intervenim ngaa ana e misionit te KFOR-it, në një rajon ku djemtë dhe vajzat nën moshën 25 vjeç përbëjnë rreth 53% të popullsisë dhe shkalla e papunësisë së të rinjve është mbi 50%.

Mbështetja për popullatën, e arritur falë fondeve të Mbrojtjes Italiane të caktuara për projektet e Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC), është një nga aktivitetet që shkon së bashku me ruajtjen e lirisë së lëvizjes, mbrojtjen e Manastirit të Deçanit, si dhe kryerjen e patrullave të përbashkëta me Forcat E Sigurisë Kosovare (patrullimi i përbashkët), të sinkronizuara me Forcat e Armatosura Serbe (patrullim i sinkronizuar), përkatësisht në afërsi dhe përgjatë vijës administrative të demarkacionit midis Kosovës dhe Serbisë.

“ Bashkëpunimi Civilo Ushtarak(CIMIC), përmes këtyre projekteve, lehtëson bashkëpunimin me institucionet lokale, duke kontribuar në zhvillimin kulturor, shoqëror dhe ekonomik të rajonit. Në veçanti, falë këtij projekti, të financuar nga Mbrojtja Italiane, mesimdhenesit do të kenë një mjet teknologjik të dobishëm për regjistrimin e mësimeve video dhe mësimdhënien in streaming, qe zvogëlon mundësinë e infektimit nga COVID 19″, tha Komandanti i RC- W , i cili më pas mori falënderime nga shefi i Institutit Gjithëpërfshirës Z. Sedat BAJRAMI, në emër të të gjithë studentëve kosovarë për mbështetjen e marrë.

Etiketa: , , ,