E hënë, 15 Shkurt 2016
Prishtinë – Këshilli për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka formuar ditë më parë një grup punues që do të merret me grumbullimin e fakteve për krimet e luftës të kryera nga ish pjesëtarët e UÇK-së.
Ky grup ka thënë se po bashkëpunon me BE-në dhe KFOR-in për mbledhjen e këtyre dëshmive.
Në Task Forcë e kanë konfirmuar se pranojnë fakte nga rajoni dhe më gjerë kurse KFOR-i kanë thënë për Tribuna Channel se nuk kanë në posedim kurrfarë ditarësh të UÇK-së siç po pretendon Serbia.