E hënë, 29 Maj 2023
MITROVICË – Pas qetësimit të përkohshëm të situatës në veri të Mitrovicës, protestuesit serbë tentuan sërish të bllokojnë veturat e policisë së Kosovës.
Megjithatë, ishin trupat e KFOR-it që ndërhynë dhe bënë gjithçka që të lirohet rruga dhe të kalojnë automjetet e blinduara të policisë.
Një video amatore shfaq momentin kur veturat e policisë kalojnë, dhe KFOR-it shpërndanë turmën që me çdo kusht po tentonin të bllokonin ato mjete të policisë.
Kujtojmë që pas kërkesës për lirim të rrugës për qarkullimin e automjeteve, serbët e kishin bërë të kundërtën – ishin ulur në asfalt.
Etiketa: Aktuale, KFOR, Mitrovicë, Policia, Serbët