E shtunë, 2 Maj 2026

KFOR ka njoftuar se ushtarë të këtij misioni, nga kombësi të ndryshme, kanë kryer një ushtrim me municion të vërtetë në Pejë.
Në njoftim shtohet se ushtrimi ka nxitur shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe duke rritur ndërveprueshmërinë mes njësive pjesëmarrëse.
“Përmes këtyre aktiviteteve, të fokusuara në skenarë reagimi emergjent, personeli i KFOR-it mban një nivel të lartë të vetëdijes situacionale, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë’’, ka njoftuar mes tjerash KFOR.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
