KFOR: Të shmanget çdo përshkallëzim i ri


E martë, 13 Dhjetor 2022

PRISHTINË – Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë, ndonëse në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident.

Lidhur me situatën e krijuar atje, ka reaguar edhe KFOR-i, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut.

“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Më tej KFOR-i ka theksuar se mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.

Etiketa: , , , ,
Të fundit