Khedira do Bayern Munchen


E martë, 19 Gusht 2014

khedira-ancelotti
Bayern Munchen është kthyer në destinacionin e preferuar për Sami Khediran, i cili pas refuzimit që i ka bërë rinovimit, tashmë të ardhmen e shikon larg Real Madrid. Bavarezët momentalisht kanë të tjera objektiva në merkato, por një mesfushor i kalibrit të Khediras mund të jetë i mirëpritur në planet e Pep Guardiolës.

Nga ana tjetër, edhe “Los Blancos” shitjen e gjermanit, bashkë me të argjentinasit Di Maria, nuk do ta refuzonin sepse në këtë mënyrë do të siguroheshin paratë e nevojshme për të investuar në blerjen e bomberit Radamel Falcao nga Monaco. Nëse Di Maria mund të ketë ndërruar mendje për qëndrimin te Reali, ky nuk është rasti i Khediras.

Sipas burimeve të rrjetit të mirënjohur ESPN, mesfushori 27-vjeçar ka udhëzuar përfaqësuesit e tij që të shikojnë të gjitha mundësitë për një rikthim të mundshëm në Gjermani te Bayerni.

Për Khediran është përfolur shumë gjatë merkatos se mund të shkonte te Arsenali në shërbim të Wenger, por paga e lartë u kthye në një pengesë serioze. Në rastin e bavarezëve, paga nuk do të ishte aspak problem, kështu që mjafton një tundje koke nga ana e Guardiolës, që Khedira të bëjë gati valixhet dhe të presë biletën për në Gjermani.

Të fundit