Kina gati për investime të fuqishme në Shqipëri


E enjte, 18 Dhjetor 2014

Tiranë – Kryeministri i Kinës, Li Keqiang gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Beograd është shprehur i gatshëm që vendi i tij të bëjë investime të mëdha në vendin tonë.

Li foli për marrëdhëniet tradicionale mes Kinës dhe Shqipërisë, duke iu referuar edhe 65-vjetorit të lidhjes diplomatike me dy vendeve.

Ai i tha Ramës se Kina është e gatshme të luajë një rol aktiv në Shqipëri në ndërtimin e autostradave dhe rikonstruksionin e porteve detare. Gjithashtu ai tha se do të promovohen më shumë kompani kineze për të ndërtuar në fabrikat e çimentos, miniera, parqe industriale dhe turizëm.

Nga ana e tij, kryeministri Rama theksoi se bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të rajonit është thelbësor për zhvillimin dhe stabilitetin e Ballkanit. Rama shtoi se mirëpret investimet e Kinës dhe shprehu vullnetin për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, tregti, agrikulturë, infrastrukturë dhe arsim.

Etiketa: ,
Të fundit