E diel, 27 Prill 2014
Pekin, 25 prill – Autoritetet në Kinë janë duke ofruar shpërblime në të holla për çdo informatë apo spiunazh për muslimanët ujgur që jetojnë në Turkestanin Lindor ( provincën Xinjiang).
Shpërblimet janë pjesë e një fushate të gjoja se “stabilitetit social” në rajonin e trazuar, ku qeveria po godet dhunshëm muslimanët ujgur të cilët duan të krijojnë një republikë autonome të tyren.
Informacioni i verifikuar në lidhje me shkeljet e tilla si “aktivitete trajnuese të terrorizmit ” dhe sjellje “separatiste” mund ta shpërblej informatorin me 50.000 juan (8,000 dollare).
Nuk është hera e parë që autoritetet kanë në shënjestër muslimanët ujgur.
Shumë ujgurë ankohen për kontrollet kineze, që ndalojnë kulturën dhe fenë e tyre, ndërsa janë evidente përplasjet sporadike midis tyre dhe kolonëve Han. Vetëm vitin e kaluar pati më shumë se 100 të vdekur./zhurnal/
Etiketa: Kinë, Muslimanët