Kinë: Një mal dhe një vilë në majë të pallatit 27-katësh


E diel, 18 Gusht 2013

Profesori ekscentrik, Zhang Lin, i vendosur për të ndërtuar vilën e tij që duket sikur është gdhendur në majë të një shkëmbi, zhvendosi disa tonë rrënoja dhe shkëmbinj mbi tarracën e një pallati, transmeton Gazeta-Shqip.

Banorët e pallatit vuajtën për një kohë të gjatë zhurmën nga punimet, ndërsa tani jetojnë çdo ditë më frikën për problemet që mund të shkaktojnë shkëmbinjtë që ndodhen mbi pallat për shkak të peshës së madhe.

“Në fillim ajo ishte një papafingo e vogël, tregon njeri nga fqinjët, por pastaj ai e shembi dhe ndërtoi një mal mbi kokat tona”, vijon ai.

Por tashmë gjithë ajo punë që i ka kushtuar 6 vjet rrezikon të shkojë dëm, pasi profesori nuk ka marrë leje për të ndërtuar vilën e tij, le më pastaj malin me shkëmbinj… vetëm nëse arrin t’i bindë të gjithë se gjithë ajo strukturë shkëmbinj nuk përbën asnjë rrezik për jetën e banorëve që jetojnë poshtë tij.

Etiketa:
Të fundit