E shtunë, 16 Gusht 2014
Në Hangzhou, në provincën kineze të Zhejuangut, çdo vit mblidhen turistë dhe vendas për të shijuar valën tradicionale të lumit Kiantang. Ky spektakël ndodh në mes të muajit gusht dhe tetor, ku vala e lumit provokon një spektakël të vërtetë për turistët dhe vendasit.
Janë vetëm 80 lumenj në botë që të japin këtë emocion. Këtë vit, një valë rreth 56 metra e lartë është ngritur fuqishëm duke thyer barrierat dhe duke u bërë pak e rrezikshme.
Pavarësisht hapësirave të nevojshme për të shmangur ndonjë incident, disa spektatorë janë lënduar pasi u përfshinë nga vala e fuqishme. Vala tradicionale e lumit Kiantang këtë vit ka patur një fuqi më të madhe krahasuar me të shkuarën dhe ndoshta shkaku është Superhëna.