E enjte, 21 Maj 2026

Një i ri është në gjendje kritike si pasojë e plagëve therëse nga përleshja që ndodhi sot në Istog.
Rreth gjendjes shëndetësore detaje ka dhënë drejtori i Qendres Emergjente, Naser Syla.
Syla për Klankosova.tv tha se pacienti është në gjendje jo stabile.
“Një pacient i sjellur nga spitali i pejës, me plagë therëse, gjendje e rëndë.dhe jo stabile, pacienti i lidhur në aparat respirator i intubuar, në QE jonë kryer ekzaminimët e nevojshme, pacienti është transferuar në sallën operative të QE dhe është duke u intervenuar nga ekipet e K torakale, k abdominale, ORL dhe anestezionit, poli traumë e rëndë dhe gjendje e rëndë, pas intervenimit do të transferohët në MIQ për trajtim të me tutjeshëm”, deklaroi Syla për Klankosova.tv.
Rreth kësaj ngjarje të rëndë Klankosova.tv ka raportuar edhe më herët sot gjatë ditës.
Pamje nga tentim-vrasja në Istog ku u përfshinë tre të mitur
Burimi: klankosova
